Connect with us

LAJME

Zëvendësministrja Gexha: Të plagosurit i është nxjerrë gëzhoja në operim, është stabil

Published

on

zevendesministrja-gexha:-te-plagosurit-i-eshte-nxjerre-gezhoja-ne-operim,-eshte-stabil

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka shkuar mbrëmë në Spitalin e Pejës për të vizituar të lënduarin e sulmit që ndodhi në Gllogjan ndaj autobusit të nxënësve.

Ajo tha se ai po merr trajtimin e duhur në spitali dhe se ka përfunduar operacionin, njofton Klan Kosova.

“U siguruam nga drejtori i spitalit dhe stafit shëndetësor që pacienti është duke marrë trajtimin e duhur. Është kryer operacioni dhe është nxjerrë gëzhoja dhe pacienti është në gjendje stabile”.

Goxha tha se sikurse secili qytetar i Kosovës edhe ajo ndjehet e tronditur nga “ky akt kriminal që u shuan tri jetë të qyetarëve”.

Advertisement

“Në emër të MSH ju shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, shokëve dhe mësimdhënëseve, si dhe i urojmë shërim të shpejtë edhe pacientit që është i shtrirë”.

Gexha tha se ka ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për çdo nevojë që ka Spitali i Pejës dhe pacientët.

The post Zëvendësministrja Gexha: Të plagosurit i është nxjerrë gëzhoja në operim, është stabil appeared first on Kosova24.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Hoxhaj: E rrezikshme heshtja e Kosovës për të dënuar kërcënimin rus në Ukrainë

Published

on

hoxhaj:-e-rrezikshme-heshtja-e-kosoves-per-te-denuar-kercenimin-rus-ne-ukraine

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, ka komentuar ngjarjet e fundit në mes të Rusisë dhe Ukrainës dhe ka kritikuar lidershipin kosovar për mos reagim kundër Rusisë.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rreziku që lufta mundet të shpërthejë cdo ditë ne Evropë është i njohur për të gjithë, por vetëm për Kosovën jo.

Tutje, ai ka thënë se heshtja e Kosovës në këtë krizë të madhe ndërkombëtare është e rrezikshme.

“Rreziku që lufta mund të shpërthejë çdo ditë në mes Evropës është njohur për të gjithë, vetëm Kosova nuk e njeh dhe sheh këtë! Është e rrezikshme heshtja dhe paraliza e Kosovës në kriza të mëdha ndërkombëtare qoftë edhe për të bërë një deklaratë dhe për të dënuar kërcënimin e tmerrshëm rus në Ukrainë! A do të thotë që duam të mbajmë qëndrim asnjanës ndaj krizës në Ukrainë?”, ka shkruar Hoxhaj.

Advertisement

Postimi i plotë:

Rreziku që lufta mund të shpërthejë çdo ditë në mes Evropës është njohur për të gjithë, vetëm Kosova nuk e njeh dhe sheh këtë! Është e rrezikshme heshtja dhe paraliza e Kosovës në kriza të mëdha ndërkombëtare qoftë edhe për të bërë një deklaratë dhe për të dënuar kërcënimin e tmerrshëm rus në Ukrainë! A do të thotë që duam të mbajmë qëndrim asnjanës ndaj krizës në Ukrainë?

Nga Kosova askush nuk pret armë, por të paktën një deklaratë! Apo thjeshtë kjo heshtje e Kosovës ka të bëjë me mungesë të qëndrimit të qartë kundër agresionit rus, me neutralitetin tonë në politikën e jashtme? Apo po pret Kosova që dikush t’ia kërkojë deklarimin?

Advertisement

Jam shumë krenar që me vendosmërinë time Qeveria e Kosovës vendosi sanksione kundër Rusisë, kur Rusia e aneksoi Krimenë më 2014. Këtë, nuk ma kërkoi askush, as këndej e as përtej detit! Mirëpo, qëllimi ishte i qartë, që ne si shtet i vogël të ofrojmë mbështetje publike dhe të rreshtohemi karshi botës demokratike!

Çfarë synon Putini sot është njëjtë se çfarë synonte Hitleri më 1939 në Evropë dhe Millosheviqi më 1989 në Ballkan! Demokracitë – edhe të vogla, nuk guxojnë kurrë të dorëzohen para regjimeve autoritare dhe synimeve pushtuese!

Nuk po i vringëlloj shpatat kundër Rusisë! Por, është me rëndësi për Kosovën – e pushtuar dhunshëm nga Serbia deri më 1999, e kërcënuar çdo ditë nga ajo pas 2008-s, e bllokuar që 15 vite ndërkombëtarisht nga Rusia – të solidarizohet me tragjedinë e Ukrainës! Nuk ka nevojë për dije gjeopolitike sepse çdokush mund ta imagjinojë dramën atje! Por, kur je në pozitë të vendimmarrjes ajo që të trazon para se ta bësh një deklaratë publike është se a duhet t’i ndjekësh vetëm interesat e vendit tënd apo edhe parimet morale për kauza të tjera në botë!

Advertisement

Jam i bindur që në Ukrainë edhe interesat dhe parimet e çdo demokracie po kërcënohen, sepse atje po kërcënohet paqja dhe siguria në mes të Evropës! Çka fillon keq, fillon në Evropën Lindore dhe përfundon keq në Ballkan! /Telegrafi/

The post Hoxhaj: E rrezikshme heshtja e Kosovës për të dënuar kërcënimin rus në Ukrainë appeared first on Kosova24.

Continue Reading

LAJME

VV zyrtarizon koalicionin me PDK-në në Podujevë

Published

on

vv-zyrtarizon-koalicionin-me-pdk-ne-ne-podujeve

Kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e VV’së, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar edhe zyrtarisht koalicion me PDK në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se pas një takimi të Bordit të Drejtorëve, kanë caktuar tanimë ekipin me cilin do punojnë.

‘’ Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës.

Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona’’, shkroi Bulliqi.

Advertisement

E ky është ekipi me cilin do punoj ai:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu

Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi

Advertisement

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu

Advertisement

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi

Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie

Shatrolli Mehmeti

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari

Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi

Advertisement
Advertisement

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

The post VV zyrtarizon koalicionin me PDK-në në Podujevë appeared first on Kosova24.

Continue Reading

LAJME

Latifi – qeverisë: Hiqeni ndalesën e turpit për vëllezërit që strehuan mijëra kosovarë në vitin 1999

Published

on

latifi-–-qeverise:-hiqeni-ndalesen-e-turpit-per-vellezerit-qe-strehuan-mijera-kosovare-ne-vitin-1999

Analisti Blerim Latifi e ka quajtur ndalesë të turpit vendimin e Qeverisë për qytetarët e Shqipërisë që të mos u lejohet hyrja pa tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Ai ka thënë se është e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë shqiptarëve të cilët në vitin 1999 i “strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe”.

Reagimi i tij i plotë:

E pashë protestën e kuksjanëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme.

Advertisement

Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë, të cilët me 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe!

Një numër qytetarësh po protestojnë afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

The post Latifi – qeverisë: Hiqeni ndalesën e turpit për vëllezërit që strehuan mijëra kosovarë në vitin 1999 appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.