Connect with us

LAJME

Zafir Berisha: S’është lajm kur Zafa shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut

Published

on

zafir-berisha:-s’eshte-lajm-kur-zafa-shihet-me-arme,-por-me-ndonje-violine-ose-flaut

Zafir Berisha ka komentuar pamjet që u publikuan në rrjete sociale, ku ai shihet me armë në brez, përcjell Periskopi.

Berisha ka thënë se nuk është e çuditshme që “Zafa” të shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut.

“Tash me thënë të drejtën me pa Zafën me armë dhe me bë lajm, është pak çudi. Me bo me m’pa me flautë ose me violinë ndoshta duhet m’u kon lajm. Sido që të jetë, ka njerëz që emrin tim si emër, atraktiv për rrjete sociale, e përdorin. Unë nuk e shoh shumë tragjike këtë”, ka thënë ai.

Ai, me ironi tha se kohëve të fundit është demokratizuar, por tha se ende mban tri armë të legalizuara.

“Ti e di që kohëve të fundit unë jam demokratizu. Unë e vizitoj natyrën, por megjithatë unë kam leje për tri armë. Në mesin e tyre e kam lejen për armën ikonike për mu, të legalizume, d.m.th snajperkën, një armë që s’kam mundur ta mbajë fshehur. Është arma që e kam përdorur në luftë”, ka thënë ai.

The post Zafir Berisha: S’është lajm kur Zafa shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut appeared first on Kosova24.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Published

on

shqiperia-i-del-ne-ndihme-kosoves:-rikthehet-furnizimi-i-rregullt-me-energji-elektrike

Ministria e Ekonomisë sapo ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, ditën kur filloi reduktimi i rrymës nga 2 orë, shkruan Gazeta Metro.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ME’së.

Nga Ministria tregojnë se Shqipëria, saktësisht Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë KEK’ut: “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.”

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.”

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, përfundon njoftimi.

Dje u njoftua se nga sot do të ketë reduktime të rrymës si pasojë e krizës energjitike, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm në gjysmë e parë të ditës.

The post Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike appeared first on Kosova24.

Continue Reading

LAJME

​Vuçiq thotë se zbatimi i vendimit për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

​vuciq-thote-se-zbatimi-i-vendimit-per-targa-mund-te-behet-vetem-me-dhune

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri “vetëm me dhunë”.

Duke komentuar masën e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve……

Continue Reading

LAJME

Pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës, ja si përgjigjet Vuçiq

Published

on

pyetet-se-a-eshte-me-e-forte-ushtria-e-serbise-apo-ajo-e-kosoves,-ja-si-pergjigjet-vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thënë se forcat ushtarake të Serbisë me ato të Kosovës as nuk krahasohen.

Ai ka thënë se nuk e nënvlerëson forcën e Kosovës, por thotë se s’janë për……

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.