Connect with us

LAJME

VV në Mitrovicë, për koalicionet e PDK-së: Humbësit po bëhen bashkë!

Published

on

vv-ne-mitrovice,-per-koalicionet-e-pdk-se:-humbesit-po-behen-bashke!
Advertisement

Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka reaguar pas koalicioneve parazgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, në këtë komunë.

Advertisement

Në një reagim, VV thotë se humbësit po bëhen bashkë, duke tentuar ta ndalin humbjen e tyre – gjë për të cilën thonë se nuk do ta arrijnë.

Advertisement

“Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar”.

Advertisement

Reagimi i plotë:

Advertisement

Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshprues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njejtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Mitrovica është rreshtuar krahë Lëvizjes për të synuar zhvillimin e asesi nuk do të kthehet para vitit 2013, në kohën e krimit të organizuar.

The post VV në Mitrovicë, për koalicionet e PDK-së: Humbësit po bëhen bashkë! appeared first on Kosova24.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Edi Rama: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe po e kërkoi Kosova

Published

on

edi-rama:-tarifa-ne-rrugen-e-kombit-nuk-do-te-hiqet-edhe-po-e-kerkoi-kosova
Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Advertisement

Ai u shpreh se ajo tarifë nuk do të hiqet edhe sikur ta kërkojë qeveria e Kosovës, pasi është një tarifë shërbimi brenda vendit tonë.

Advertisement

Pyetje: Kosova mund të kërkojë heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit, a do ta diskutoni në mbledhjen e qeverive?

Advertisement

Rama: Atë mund ta kërkojnë, por nuk ka për t’u hequr. Ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre. Patriotët që e konsiderojnë këtë hapësirën e një kombi, duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin, qofshin patriotë shqiptarë apo të Kosovës.

Advertisement

The post Edi Rama: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe po e kërkoi Kosova appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Alban Krasniqi thotë se Fatmir Limaj njihej si frikacak gjatë luftës

Published

on

alban-krasniqi-thote-se-fatmir-limaj-njihej-si-frikacak-gjate-luftes
Advertisement

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim dhe e ka cilësuar si “frikacak” kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Advertisement

Krasniqi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7  ka thënë se Limaj nuk doli që të përballej si kandidat për kryetar me kandidatët e tjerë, derisa akuza pati edhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës, shkruan Gazeta Express.

Advertisement

“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai.

Advertisement

“Pse z.Limaj nuk doli përballë nesh dhe të sfidohet si kryetar komune apo ndoshta ky posti si kryetar komune i duket si diçka e parëndësishme apo sikurse me z.Begaj që e ka keqpërdorë tash tenton që ta djegë z.Kastrati sepse e di që zgjedhjet janë të humbura”, ka shtuar tutje Krasniqi. /Gazeta Express/

Advertisement

The post Alban Krasniqi thotë se Fatmir Limaj njihej si frikacak gjatë luftës appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

EULEX: Të gatshëm të asistojmë së bashku me KFOR’in në veri

Published

on

eulex:-te-gatshem-te-asistojme-se-bashku-me-kfor’in-ne-veri
Advertisement

Kreu i Misionit të EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është shprehur se ky mison së bashku me NATO’n janë gati që të ndihmojnë në situatën e krijuar në veri.

Advertisement

Këto komente Wigemark, i ka bërë pasi është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët kanë biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Advertisement

“Takim shumë i dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Advertisement

Duhet theksuar se, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj, forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.

Advertisement

The post EULEX: Të gatshëm të asistojmë së bashku me KFOR’in në veri appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.