Connect with us

LAJME

Vjen një lajm i mire nga Trusti

Published

on

Kthim pozitiv në investime në nivel rekord ka realizuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nga janari deri në shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, 132.7 milionë është kthimi pozitiv për këtë periudhë i mjeteve të investuara nga Trusti.

Pavarësisht tërheqjes së mjeteve nga kontribut-dhënësit në nivel prej 10 përqind, mundësi e cila u përmbyll në fillim të tremujorit të dytë, gjithsej asetet e sektorit pensional shënuan rritje vjetore prej 7.5 përqind në qershor 2021 dhe arritën vlerën prej 2.16 miliardë euro.

Struktura e aseteve e FKPK-së përbëhet kryesisht nga mjetet e investuara jashtë vendit, por që pesha e tyre gradualisht është zvogëluar kundrejt rritjes së peshës së mjeteve të investuara në vend.

Advertisement

Rreth 72.3 përqind e mjeteve të FKPK-së janë të mbajtura jashtë vendit. Saktësisht, në vlera monetare, rreth 1.50 miliardë euro janë të alokuara në fonde të përbashkëta investuese dhe 57.6 milionë euro janë para në transit.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Tri doza vaksine për t’u futur në Kosovë, kuksianët bllokojnë rrugën në Morinë

Published

on

tri-doza-vaksine-per-t’u-futur-ne-kosove,-kuksianet-bllokojne-rrugen-ne-morine

(E plotësuar 10:49) – Një numër qytetarësh po protestojnë afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë.

Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon……

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Digjet një shtëpi në Obiliq

Published

on

digjet-nje-shtepi-ne-obiliq

Një shtëpi në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq, është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:00 pas mesnatës së të dielës, raporton Gazeta Sinjali.

Pronarët e shtëpisë të cilët e kanë lajmëruar policinë, thonë se shtëpia u përfshi nga flakët në rrethana të panjohura.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Advertisement

The post Digjet një shtëpi në Obiliq appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Komisioni Evropian: Kosova ta liberalizojë tregun energjetik

Published

on

komisioni-evropian:-kosova-ta-liberalizoje-tregun-energjetik

Institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE), Komisioni Evropian (KE),  i ka bërë thirrje Kosovës që ta liberalizojë tregun e energjisë elektrike me pakicë, për t’u dhënë konsumatorëve vendorë të drejtën e lirë për……

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.