vazhdon-renia-e-numrit-te-rasteve-aktive-me-covid-19,-s’dihet-kur-do-te-lirohen-masat

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të bie nga ditë në ditë, ndërsa ende nuk dihet se kur do të rishikohen masat anti-Covid në fuqi, shkruan Gazeta Metro.

Advertisement

Gjatë ditës së djeshme janë shëruar 156 pacientë dhe janë shënuar edhe 58 raste të reja me COVID-19.

Advertisement

Sipas këtyre shifrave, numri i rasteve aktive ka rënë në 3840.

Advertisement

Dje janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Advertisement

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Advertisement

Në anën tjetër, dje ështe mbajtur mbledhja e qeverisë së Kosovës por nuk është folur lidhur me masat anti-Covid.

Komunat e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria heqjen e orës policore, ndërsa gastronomët dhe hotelierët kanë kërkuar zgjatjen e orarit të punës.

Gazeta Metro ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë për t’i pyetur se kur do të bëhet rishikimi i masave anti-Covid, por nuk ka marrë përgjigje.

Advertisement

Ndonëse numri i rasteve aktive dhe i pacientëve të hospitalizuar ka rënë shumë, ende nuk ka një datë kur pritet të lirohen masat.

Vendet kryesore të Europës kanë avancuar me heqjen e masave anti-Covid. /gazetametro.net

The post Vazhdon rënia e numrit te rasteve aktive me Covid-19, s’dihet kur do të lirohen masat appeared first on Kosova24.

Advertisement

Laisser un commentaire

Votre adresse de messagerie ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *