Connect with us

Valon Syla: Militantëve të VV’së iu ka dhimbtë që fitoi Abdixhiku

Valon Syla, gazetar, duke komentuar çështjen e fituesit të postit të kryetarit të LDK’së, ka thënë se fitorja e Lumir Abdixhikut ka qenë e papritur për përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Syla në T7, ka thënë se Abdixhiku mund t’ia marrë votat Lëvizjes Vetëvendosje

“Militantët e VV nuk e kanë prit fitoren e Lumir Abdixhikut, iu ka dhimbtë. Vjen një ndryshim që e tërheq votuesin e VV”, deklaroi ai.

“Nëse Albin Kurti ishte thithëse e votave të LDK, Lumiri mund të jetë kontra për votat e LDK’së që kaluan në VV’së”, shtoi tutje Syla.

Tutje, ai ka thënë se Abdixhikun e pret një sfidë e madhe përpara, gjersa ka pritur se i njëjti do e mbështesë kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.