“Ty të kisha lënë të palosesh gazeta” Batatina e fyen Qëndresa Krelanin në një debat televiziv

“Ty të kisha lënë të palosesh gazeta” Batatina e fyen Qëndresa Krelanin në një debat televiziv

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka fyer gazetaren e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Qëndresa Krelani, në një emision të drejtpërdrejt televiziv, duke e quajtur palosëse gazetash dhe pastruese, pas kritikave që ajo ia bëri punës së tij në klubin llapjan.

Advertisement

Batatina është ndër trajnerët më jetëgjatë në një klub në futbollin kosovar, pasi e mori drejtimin e Llapit më 2013 fillimisht, para se të rikthehej në stol në vitin 2019 por që prej atëherë ka dështuar t’i arrijë synimet e mëdha të klubit, raporton Gazeta Express.

Advertisement

Ai nuk ia ka dalë të fitojë ndonjë titull apo t’ia sigurojë klubit nga Podujeva një vend në kualifikime për garat evropiane, që ka qenë synimi kryesor i viteve të fundit dhe pikërisht kjo e nisi një debat të ashpër mes tij dhe Krelanit.

Advertisement

Por shanset më të mira për ta arritur këtë, Llapi i ka këtë vit përmes Kupës së Kosovës. Skuadra e Batatinës e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Prishtinës duke e bërë një hap drejt finales. Fituesi i kupës e siguron një vend në kualifikime për Ligën e Evropës.

Advertisement

Qendresa, e cila njihet në publik si Qeqa, u fut në historinë e gazetarisë së sportit shqiptar vite më parë kur u bë gazetarja e parë që komenton një ndeshje futbolli.

Advertisement

Të ftuar në një debat televiziv në KTV, Batatina iu përgjigj me fyerje kritikave të Krelanit.

“Unë mendoj se besimi ndaj teje si trajner ka humb shumë, shumë moti. Më trego zoti Batatina, kur vazhdimisht ke këso lloj rezultatesh (të dobëta); më trego cilat janë objektivat? A është Evropa?” e pyeti Krelani trajnerin e Llapit.

Batatina iu përgjigj: “Ti ose nuk je në botën e futbollit në Kosovë. Çfarë gazetare je ti që nuk e di se në çfarë pozite ndodhet Llapi? Ju nuk e dini. Si mund të thuash një skuadër nuk është brenda objektivave kur është afër finales së Kupës së Kosovës? Nuk besoj që ti je në gazetari apo që e përcjell futbollin, sepse duhet ta shohësh ndryshe… në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë… po të isha menaxher i juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta.”

Advertisement

Debati mes tyre përshkallëzoi në fyerje edhe më të kur Batatina e përmendi pamjen e saj fizike në studio. Krenali iu kundërpërgjigj duke e akuzuar se ai vijon të jetë trajner i Llapit falë familjes, duke qenë se vëllezërit e tij e kanë në pronësi klubin.

“Ti nuk je e nivelit tim për të debatuar për futboll në studio dhe po ta dija që je ti nuk do të vija. Nuk dal më në studio televizive aty ku je edhe ti. Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga dukja”, tha Batatina.

Krenali iu përgjigju: “Niveli juaj si trajner është minues zero. Po t’i kishte rezultatet tuaja një trajner tjetër, do ta kishte humbur punën, por përparësia juaj është që i ke vëllezërit në klub (pronarë) dhe ti bën çfarë të duash. Dikush tjetër do të skuqej pak”./Gazeta Express/

The post “Ty të kisha lënë të palosesh gazeta” Batatina e fyen Qëndresa Krelanin në një debat televiziv appeared first on Kosova24.

Advertisement

SPORT