Connect with us

Ekonomi

Sa kushton një gram ari në Kosovë?

Published

on

Advertisement

Rritja e çmimit të arit nëpër bursat ndërkombëtare javën e kaluar ka ndikuar shumë edhe në çmimet e arit në Kosovë.

Advertisement

Sipas artarëve në kryeqytet, para pandemisë çmimi i arit ishte për 5 euro më lirë për gram, ndërsa tani një gram kushton prej 45 e deri në 55 euro.

Advertisement

Apo ndryshe, 1 kg ari kushton 55 mijë euro.

Advertisement

“Për momentin grami është 45 deri 55 euro për gram. Para pandemisë ka qenë dikun 5 euro më lirë për gram”, tha njëri nga artarët në kryeqytet në kushte anonimiteti. /Buletini Ekonomik/

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

Ekonomi

Kryeministri Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro

Published

on

Advertisement

Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen në këtë kohë pandemieSecili punëtor në fillim muaj iu drejtohet bankomateve për të marrë pagën.Megjithatë ka nga ata që pagë mujore marrin vetëm 130 euro.

Advertisement

E një pagë minimale më të lartë premtuan pothuajse secila parti gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë edhe atë që erdhi në pushtet.Megjithatë një premtim për një pagë më të lartë minimale Kurti e kishte bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2019.

Advertisement

E duket që sindikata e pavarur e sektorit privat pikërisht atë premtim ia ka mbajtur mend.

Advertisement

Jusuf Azemi thotë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet më 1 maj, në ditën e puntorëve. Azemi tregon se cila është arsyeja se pse kërkojnë që të mbahet premtimi i parë i Kurtit.Kurse një kërkesë e tillë po konsiderohet legjitime nga ekononomistët.

Advertisement

Megjithatë shihet si goxha e vështirë për tu realizuar.Skenderi tregon se paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon pas Shqipërisë.

Lidhur me këtë temë T7 ka pyetur edhe në Ministrinë e Financave, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Advertisement

Continue Reading

Ekonomi

Kështu funksionon “kredia hallall” në Kosovë, këto janë dy bankat që lëshojnë para “pa kamatë”

Published

on

Advertisement

Në Kosovë janë dy institucione financiare që aplikojnë rregullat islame të bankimit, mirëpo nga hulumtimi del se ka paqartësi rreth funksionimit të tyre; mungon baza ligjore e mjaftueshme dhe nuk dihet shumë sesi realizojnë fitim pa e përdorur interesin.

Advertisement

“Kredi pa kamatë”, kjo është motoja e disa prej institucioneve mikrofinanciare në Kosovë që përdorin rregullat islame të bankimit. “Start” është njëra nga to dhe është e pranishme në sektorin mikrofinanciar që nga viti 2002.

Advertisement

Lëshon kredi si të gjithë konkurrentët tjerë, por ndryshe nga ta ajo nuk aplikon kamatë për klientët e saj.

Advertisement

Në Kosovë janë vetëm dy institucione financiare që e aplikojnë këtë model, por shumë pak dihet për mënyrën e funksionimit të tyre. Buletini Ekonomik ka hulumtuar rreth funksionimit të këtyre institucioneve, mënyrën se si fitojnë, dhe se a janë të licencuara sipas ligjit.

Advertisement

Nga hulumtimi del se ka paqartësi rreth funksionimit të tyre; mungon baza ligjore e mjaftueshme dhe nuk dihet shumë sesi realizojnë fitim pa e përdorur interesin.

Në punën e tyre këto institucione zbatojnë rregullat islame dhe nuk aplikojnë fare kamatë për klientët e tyre. Për të fituar para pa përdorimin e interesit, ato përdorin ‘sisteme të pjesëmarrjes’ përmes ekuitetit. Pjesëmarrja përmes ekuitetit nënkupton që nëse një institucion i tillë i huazon para një biznesi, atëherë ky biznes do ta paguajë kredinë pa kamatë, por është i detyruar që një pjesë të fitimit t’ia jap institucionit. Në qoftë se biznesi dështon ose nuk realizon ndonjë fitim, atëherë as institucioni, i cili ka dhënë kredinë nuk përfiton.

“Start” dhe “Timi Invest” janë dy nga institucionet që funksionojnë në Kosovë me këto rregulla. Të dyja janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Ndërsa në sektorin bankar ende nuk ka një të tillë të licencuar.

Advertisement

“Start” kishte filluar së funksionuari që nga viti 2002, në fillimet e saj vetëm si OJQ, por më pas edhe si e licencuar nga BQK-ja, si institucion mikrofinanciar.

Sipas zyrtarit të Start-it, Vehbi Zeqirit, qëllimi i themelimit të këtij institucioni ka qenë përkrahja financiare për familjet në nevojë, me synimin e largimit të nevojës për ndihma humanitare prej tyre, por të hyrat të mund t’i sigurojnë nga aktivitetet e tyre biznesore.

Start-i tani ofron dy lloje kredish financiare për qytetarët, e para është hua bamirëse me të vetmen kosto shumën prej 60 eurosh në emër të taksës administrative, e që sipas Start-it, shumica e këtyre llojeve të kredive jepen në shumën rreth 1 mijë e 500 euro. Ndërkaq, pakoja e dytë financiare është edhe financimi i shit-blerjes ku Start-i financon mallin të cilin klienti e zgjedhë vet.

Por, në terma konvencional Start-i ngarkon edhe një normë fikse vjetore për mallin e financuar. Kalkulimi sipas BQK-së për këtë shërbim është rreth 13.5% (normë efektive), thonë nga Start-i.

Advertisement

“START ofron dy produkte financiare: a) Hua bamirëse me të vetmen kosto prej 60€ në emër të taksës administrative. Shumica e këtyre kredive është rreth 1,500€; dhe b) Financim i shitblerjes ku START financon mallin të cilin klienti e zgjedhë vet. Në terma konvencionale START ngarkon një normë fikse vjetore për mallin e financuar. Kalkulimi sipas BQK-së për këtë shërbim është rreth 13.5% (normë efektive)”, thanë nga Start-i për Buletinin Ekonomik.

Milazim Abazi, njohës i sektorit financiar, thotë se bankingu islam është i nevojshëm të funksionojë edhe në Kosovë si në shumë vende tjera të botës. Sipas tij, në Kosovë së paku 20 për qind e popullsisë nuk pranojnë të marrin kredi në bankat ekzistuese komerciale për shkak se kjo pjesë e popullsisë është kundër kreditimit që zbaton interesa.

“Pra, dikund rreth 20% e popullësisë mezi pret që në Kosovë të licencohet një bankë apo më shumë banka që do të vepronin sipas parimeve te bankingut islam. Kjo do të ishte e mirë për këta qytetarë por edhe për vet zhvillimin ekonomik të Kosovës sepse do të rritej edhe potenciali financiar dhe investiv dhe do te rriteshin mundesitë për financimin e asaj pjese të qytetarëve që nuk do të pranonin të merrnin kredi me principe të interesit bankar”, shprehet Abazi.

Rregullativa ligjore e pamjaftueshme

Advertisement

Megjithëkëtë, për të licencuar një apo më shumë banka të cilat do të operonin sipas parimeve të bankingut islam, sipas Abazit, duhet që edhe BQK-ja të ketë specialistë të kësaj fushe, që do të merrej me licencimin dhe mbikëqyrjen e tyre.

Mirëpo, para kësaj, mungon rregullativa e mjaftueshme ligjore. Në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, ekziston vetëm një dispozitë që flet për këtë në mënyrë përgjithësuese.

“Financimin islamik ose veprimtarinë bankare islamike, me pëlqim të BQK-së dhe sipas këtyre kushteve dhe në pajtueshmëri me rregulloret që mund të përcaktohen nga BQK-ja”, thuhet në nenin 44, pika 1.17, të këtij ligji.

Buletini Ekonomik ka dërguar pyetje edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, rreth licencimit të këtyre institucioneve dhe aplikacioneve në pritje për licencim, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje edhe pas insistimeve të shumta.

Advertisement

Ndërkaq, Abazi shpjegon se këto institucione funksionojnë në bazë të parimit të partneritetit në biznes ose në formë të qerasë. Nëse banka bëhet partnere në biznesin e klientit nëpërmes financimit të biznesit, ajo do të marrë pjesë edhe në fitim në bazë të pjesëmarrjes në parneritet. Në këtë rast nëse biznesi afaron me humbje, Abazi thotë se banka nuk zbaton ndëshkim, por merr pjesë edhe në ndarjen e humbjes. Kurse, forma tjetër e financimit të biznesit kalkulohet duke e ‘imagjinuar’ qeranë. Nëse biznesi që financohet nga banka do të lëshohej me qera, atëherë fitimi do të ndahej sipas pjesëmarrjes në financim.

“Nëse banka bëhet partnere në biznesin tënd nëpërmes financimit të biznesit, ajo do të marrë pjesë në fitim në bazë të pjesëmarrjes në parneritet. Në këtë rast nëse biznesi afaron me humbje, banka nuk zbaton ndëshkim, por merr pjesë edhe në ndarjen e humbjes. Kurse, forma tjetër e financimit të biznesit kalkulohet duke e imagjinuar qeranë. Nëse biznesi që financohet nga banka do të ipej me qera, atëherë fitimi do të ndahej sipas pjesëmarrjes në financim”, tha Abazi.

Rritet interesimi i kosovarëve për “kredi pa kamatë”

E interesimi i qytetarëve për këto lloje të kredive duket se është i madh. Nga viti 2002 deri më 30 shtator të 2020-s, shuma e kredive të shpërndara nga Start-i, ka arritur vlerën e 30 milionë eurove, të shpërndara përmes 18 mijë kredive individuale.

Advertisement

Vehbi Zeqiri thotë se Start-i si institucion mikrofinanciar gjithmonë ka pasur më shumë kërkesa për kredi se sa për fonde, dhe si i tillë më shumë parapëlqen kredi biznesi kundrejt atyre konsumuese. Kjo për faktin se kreditë konsumuese sipas tij, nuk sigurojnë të ardhura të rregullta për familje.

E sektorët që Start-i përkrah më shumë dhe që në të njëjtën kohë janë më të kërkuarit nga klientët e Start-it për kredi, janë sektori i shërbimeve, ai i tregtisë, bujqësisë, blegtorisë si dhe ai i ndërtimit.

Sipas vlerësimit të këtij institucioni mikrofinanciar, tregu i Kosovës do të mirëpriste çfarëdo konkurrence të shëndoshë të këtyre institucioneve, pasi do të sigurohej edhe një treg iu shëndoshë për klientët. Ata pohuan se ka një rritje të interesimit të kosovarëve për këto institucione bankare islame, njësoj siç po ndodh edhe në të gjithë botën.

Por, BQK-së, sipas tyre iu duhet që ta përgatisin një rregullore për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare islame në mënyrë që të mundësojë veprimtarinë e tyre në formë të drejtë, efektive, dhe transparente, sidomos për banka islame, të cilat mund të kenë një gamë të gjerë të shërbimeve, përderisa institucionet mikrofinanciare kanë vetëm shpërndarjen e kredive.

Advertisement

Sipas Milazim Abazit, nëse do të licencoheshin banka sipas parimit të bankingut islam, sigurisht se do të përfitonin një pjesë e qytetarëve të Kosovës që deri tani nuk iu kanë qasur bankave komerciale sepse një pjesë e qytetarëve kanë bindjen e plotë se interesat e kredive në banka janë në kundërshtim me besimin e tyre fetar. Ai thotë se nëse themi se 20% e qytetarëve të Kosovës do të gjenin zgjidhje për financimin e bizneseve të tyre nëpërmes bankave, që operojnë sipas parimeve të bankingut islam, atëherë ai beson se arsyeshmëria për të licencuar banka të tilla është e argumentuar dhe se duhet të licencohen. Por, Abazi theksoi se paralelisht me licencimin e këtyre institucioneve, edhe BQK-ja duhet të fitojë kompetencë profesionale

Continue Reading

Ekonomi

Sa kushton mirëmbajtja e llogarisë në secilën bankë të Kosovës?

Published

on

Advertisement

Ka shumë arsye se pse e zgjedhim një bankë në mesin e shumë tjerave. Një indikator jo pak i rëndësishëm janë edhe tarifat për shërbimet që i ofrojnë.

Advertisement

Buletini Ekonomik ka analizuar tarifat që aplikojnë bankat në Kosovë për mirëmbajtjen e llogarisë.

Advertisement

Banka ProCredit aplikon tarifë unike për disa shërbime, ku hynë edhe mirëmbajtje e llogarisë. Në ProCredit, për 23 shërbime si pako, tarifa unike është 5 euro.

Advertisement

 SHIKO EDHE: Letra e COVID-19!

Advertisement

Edhe banka NLB aplikon tarifë unike prej 1.50 euro për ‘pakon bazike’ ku hyjnë 13 shërbime, në mesin e të cilave edhe mirëmbajtja e llogarisë.

Te Banka Ekonomike, për mirëmbajtje të llogarisë si e veçantë aplikohet tarifa prej 99 centë.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.