Connect with us

LAJME

Ramush Haradinaj përfundon në burg”, ky është skandali më i madh i pasluftës në Kosovë

Published

on

Advertisement

Ramush Haradinaj përfundon në burg”, ky është skandali më i madh i pasluftës në Kosovë

Advertisement

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, Hekuran Murati ka thënë se toka që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit/Agjencia Kosovare e Privatizimit e kishte privatizuar për gjashtë euro arin, në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3.700 euro/ari, duke akuzuar ish Qeverinë e Ramush Haradinajt se kishte marrë vendim që të njëjtën tokë, ta shpronësojë për 1.200-fish më shumë.

Advertisement

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit). Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro”, ka deklaruar Murati, duke shtuar se nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro.

Advertisement

“Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë. Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera”, ka shkruar Ministri Hekuran Murati.

Advertisement

E lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti thotë se po të ndodhtë një gjë e tillë në ndonjë shtet tjetër, ai njeri do të përfundonte përgjithmonë jashtë politikes.

“Qeveria Haradinaj ka qenë e njohur për shpërdorim të parasë publike pa asnjë kriter, kanë shpenzuar edhe paratë e rezervave për film, diçka që po të ndodhtë në ndonjë shtet normal një njeri i tillë do të përfundonte përgjithmonë jashtë politikës”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Ramush Haradinaj do të përfundonte në burg, nëse drejtësia në Kosovë nuk do të ishte e kapur.

Advertisement

“Kur shtojmë pastaj këtu edhe dallaveret me shpronësim të tokave me 1.200 fish më shumë, atëherë Haradinaj do të përfundonte edhe në burg. Mirëpo, pasi drejtësia është e kapur, atëherë një gjë e tillë nuk pritet të ndodh. Edhe hetimet për një gjë të tillë mungojnë, kështu do të jetë derisa nuk kemi një drejtësi të re nga e cila do të zbatohet vetëm ligji”, deklaron më tej analisti Mehmeti.

Për fund, Mehmeti thotë se skandali me tokat, është një ndër skandalet me të mëdha në Kosovën e pasluftës.

“Hekurani është ministri më i zoti i qeverisë Kurti, kjo gjë po e shqetëson Ramushin që ka nisur një luftë politike me të, luftë që e ka të humbur tashmë. Skandali me tokë është ndër skandalet më të mëdha të pasluftës, në të cilën humbësit janë qytetarët e vendit. Klasa politikë, oligarkia është ajo që ka përfituar më së shumti nga kjo, pjesë e të cilës është vet Ramushi”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Shqipe Pantina: Halil Berisha e tha të vërtetën dhe tregoi sa e vështirë është puna e gazetarit

Published

on

shqipe-pantina:-halil-berisha-e-tha-te-verteten-dhe-tregoi-sa-e-veshtire-eshte-puna-e-gazetarit
Advertisement

Gazetari Halil Berisha, gjatë ditës së mërkure ka dhënë dëshminë e tij, lidhur me publikimin e dosjeve të Gjykatës Speciale, në konferencën për media të organizuar nga OVL-ja e UÇK-së, shtatorin e vitit të kaluar, ku ai si……

Advertisement

Advertisement
Advertisement

Continue Reading

LAJME

Afrim Toverlani flet pas incidentit me Shpend Ahmetin

Published

on

afrim-toverlani-flet-pas-incidentit-me-shpend-ahmetin
Advertisement

Mbrëmë u raportua se trajneri Afrim Toverlani ka sulmuar me thikë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Advertisement

Rasti madje ishte raportuar edhe në policinë e Kosovës, ku në Raportin 24-orësh, thuhet se i dyshuari mashkull ka qenë nën ndikimin e alkoolit……

Advertisement

Advertisement
Advertisement

Continue Reading

LAJME

Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale e ruan shtëpinë e tij

Published

on

kercenohet-albin-kurti,-njesia-speciale-e-ruan-shtepine-e-tij
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime.Burime të KALLXO.com thonë se për shkak të kërcënimit janë forcuar masat e sigurisë për shefin e Qeverisë.

Advertisement

Në mesin e këtyre masave të sigurisë është edhe dërgimi i Njësisë Speciale te shtëpia ku banon kryeministri.

Advertisement

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit dhe në Polici dhe është në pritje të një përgjigjeje.KALLXO.com ka siguruar foto ku shihet prania edhe e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë te shtëpia e kryeministrit Kurti.

Advertisement

The post Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale e ruan shtëpinë e tij appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.