Connect with us

LAJME

Qeveria e Kosovës arrin marrëveshjen 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në

Published

on

qeveria-e-kosoves-arrin-marreveshjen-236.7-milione-dollareshe-me-mcc-ne

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC ka bërë të ditur se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në shumë prej 236.7 milionë dollarë.

“MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë produktive negociatash për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MCC-së.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, e cila kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër, rreth 35 milionë euro, bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës. Ajo tha se programi ka dy projekte.

“I pari ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për akumulim të energjisë. Parashohim që të ndërtohen kapacitet për 340 megavat në orë akumulim të kësaj sasie të energjisë e cila do të jetë në momentin kur ndërtohet kapaciteti më i lartë për akumulimin e energjisë për kokë banori në Evropë. Është projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes e cila do të ketë në njërën anë pavarësimin energjetik dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në sistemin tonë energjetik, pjesë në të cilën momentalisht po çalojmë, mirëpo këtë synojmë ta ndryshojmë me strategjinë e re”, tha ajo.

Advertisement

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli tha se projekti tjetër brenda programit ka të bëjë me zhvillimin e aftësive punëtore për t’u përshtatur me nevojat e një tregu dinamik dhe inovativ, si edhe përfaqësimin më të mire të grave në sektorin e energjisë.

Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.

“Që do të thotë se kjo në një masë do ta reduktojë nevojën për import çka është shumë me rëndësi në kohët që po jetojmë, kur çmimi i importit të energjisë është rritur shumë”, tha ajo./GazetaSinjali/

Advertisement

The post Qeveria e Kosovës arrin marrëveshjen 236.7 milionë dollarëshe me MCC-në appeared first on Kosova24.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Kërcënimi i ri amerikan për Serbinë, nuk ka vend për dy karrige

Published

on

kercenimi-i-ri-amerikan-per-serbine,-nuk-ka-vend-per-dy-karrige

Pa marrë parasysh presioneve që Serbia të përcaktohet me cilën binarë do të shkojë, kah lindja apo perëndimi, ajo do të mbetet në rrugën e vet, në interesin më të mirë të vendit tonë, shkruan në një koment……

Continue Reading

LAJME

Pejë: Gruaja lë foshnjën në ballkon dhe largohet, burri e lajmëron në polici

Published

on

peje:-gruaja-le-foshnjen-ne-ballkon-dhe-largohet,-burri-e-lajmeron-ne-polici

Një qytetar nga Peja ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit bashkë me foshnjën janë liruar.

E njëjta ka shkuar……

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Edhe ata që kanë të ardhura nga qeraja duhet t’i deklarojnë deri më 31 maj

Published

on

edhe-ata-qe-kane-te-ardhura-nga-qeraja-duhet-t’i-deklarojne-deri-me-31-maj

Masa ndëshkuese për të gjithë personat që nuk deklarojnë të ardhurat personale e i shmangen tatimit, ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati në një konferencë për media tha se se secili qytetar i cili merr të ardhura gjatë vitit të cilat nuk tatimohen, duhet t’i plotësojë në formularin e atë ardhurave personale të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ndër këto të ardhura që duhet të deklarohen ai shpjegoi se janë edhe qeratë.

“Pra, nëse kanë pasur fitim kapital nga shitblerja e pronave, kanë pasur fitim kapital nga shitja e kriptovalutave, kanë pasur fitim kapital nga dhënia ose këmbimi i tokës me banesa, apo rasteve të tjera, shitja e aksioneve e të tjera, në kompani të ndryshme, duhet ta e plotësojnë këtë formular. Nëse kanë pasur të ardhura nga qiraja duhet ta plotësojnë këtë formular”, është shprehur ministri Murati.

Advertisement

Përpos qerave, Murati bëri të ditur se të ardhurat me burime nga jashtë po ashtu duhet të deklarohen si ato nga Freelance, Youtube e rrjete tjera sociale.

The post Edhe ata që kanë të ardhura nga qeraja duhet t’i deklarojnë deri më 31 maj appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.