Connect with us

LAJME

Profesori i ekonomisë: Veteranët duhet ta kenë pagën minimale 500 ose 600 euro

Published

on

profesori-i-ekonomise:-veteranet-duhet-ta-kene-pagen-minimale-500-ose-600-euro

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka deklaruar se veteranët duhet ta kenë pagën minimale 500 ose 600 euro.

Kadrijaj ka thënë se edhe nëse veterani nuk ka gatishmëri që të punojë, ai duhet të merr pagë.

“Vlerësojë se paga e veteranit duhet të ishte një pagë shumë e dinjitetshme. Veterani edhe nëse nuk ka gatishmëri për të punuar ai duhet të merr pagë t’i kalojë shpenzimet mujore dhe të shkollojë fëmijët e vet. Ata janë një kategori që janë në zhdukje për fat të keq, sepse ata çdo ditë vdesin për shkak të moshës së tyre dhe në këtë drejtim shteti t’i përkrah financiarisht dhe ajo të jetë një pagë. Unë nuk them për një pagë 300 apo 400, unë vlerësojë që minimalja ta kenë 500 ose 600”, u shpreh ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, veterani duhet ta ketë statusin më të lartë në nivel të shoqërisë së Kosovës.

Advertisement

“…Vlerësoj se veterani nuk duhet të preket dhe të ketë një pagë të krejt të veçantë. Paga minimale duhet të rritet në bazë të zhvillimit ekonomik, por paga e veteranit nuk ka të bëjë me këtë dhe në fakt po bëhet një lloj padrejtësie që po bëhet një lloj krahasimi. Duhet të bëhet një shkëputje por jo të diskriminohen negativisht por pozitivisht. Veterani duhet ta ketë statutin më të lartë në nivel të shoqërisë tonë”, tha Kadrijaj.

The post Profesori i ekonomisë: Veteranët duhet ta kenë pagën minimale 500 ose 600 euro appeared first on Kosova24.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Kërcënimi i ri amerikan për Serbinë, nuk ka vend për dy karrige

Published

on

kercenimi-i-ri-amerikan-per-serbine,-nuk-ka-vend-per-dy-karrige

Pa marrë parasysh presioneve që Serbia të përcaktohet me cilën binarë do të shkojë, kah lindja apo perëndimi, ajo do të mbetet në rrugën e vet, në interesin më të mirë të vendit tonë, shkruan në një koment……

Continue Reading

LAJME

Pejë: Gruaja lë foshnjën në ballkon dhe largohet, burri e lajmëron në polici

Published

on

peje:-gruaja-le-foshnjen-ne-ballkon-dhe-largohet,-burri-e-lajmeron-ne-polici

Një qytetar nga Peja ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit bashkë me foshnjën janë liruar.

E njëjta ka shkuar……

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Edhe ata që kanë të ardhura nga qeraja duhet t’i deklarojnë deri më 31 maj

Published

on

edhe-ata-qe-kane-te-ardhura-nga-qeraja-duhet-t’i-deklarojne-deri-me-31-maj

Masa ndëshkuese për të gjithë personat që nuk deklarojnë të ardhurat personale e i shmangen tatimit, ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati në një konferencë për media tha se se secili qytetar i cili merr të ardhura gjatë vitit të cilat nuk tatimohen, duhet t’i plotësojë në formularin e atë ardhurave personale të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ndër këto të ardhura që duhet të deklarohen ai shpjegoi se janë edhe qeratë.

“Pra, nëse kanë pasur fitim kapital nga shitblerja e pronave, kanë pasur fitim kapital nga shitja e kriptovalutave, kanë pasur fitim kapital nga dhënia ose këmbimi i tokës me banesa, apo rasteve të tjera, shitja e aksioneve e të tjera, në kompani të ndryshme, duhet ta e plotësojnë këtë formular. Nëse kanë pasur të ardhura nga qiraja duhet ta plotësojnë këtë formular”, është shprehur ministri Murati.

Advertisement

Përpos qerave, Murati bëri të ditur se të ardhurat me burime nga jashtë po ashtu duhet të deklarohen si ato nga Freelance, Youtube e rrjete tjera sociale.

The post Edhe ata që kanë të ardhura nga qeraja duhet t’i deklarojnë deri më 31 maj appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.