Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Advertisement

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Advertisement

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.

Advertisement

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja ndërsa kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës

Advertisement
Advertisement

LAJME