Connect with us

LAJME

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Këto vende rrezikohen nga një luftë e mundshme

Published

on

rusia-duhet-t’ia-kete-friken:-nato-i-con-ukraines-sisteme-te-mbrojtjes-ajrore

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Këto vende rrezikohen nga një luftë e mundshme

Një konflikt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ishte paralajmëruar kohë më parë.

Pas tensionimit të situatës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka pasur tentime për t`i shuar gjakrat mes këtyre dy vendeve. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tashmë ka tri ditë që Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Advertisement

E nga kjo situatë e krijuar, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka paralajmëruar eskalimin e situatës edhe në shtetet tjera.

“Tani kur e tërë bota është trazua nga ky sulm i Rusisë ndaj Ukrainës. Mund të ndodhë që luftimet nuk do të ndalen një kohë të gjatë dhe situatat e sigurisë në përgjithësi mundet të eskalojë edhe në shtetet tjera”, ka thënë ai.

Po ashtu, Tërnava ka shtuar se acarim të situatës mund të ketë edhe në vendin tonë për shkak të konflikteve me Serbinë.

Advertisement

“Mos të harrojmë në situatën tonë e cila shumë shpejt mundet të acarohet deri në nivel të luftës, nga Serbia, me të cilin kemi luftuar deri në çlirimin e vendit tonë, me ndihmën e NATO-s. Deri më tani, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka edhe me tutje pretendime për pjesët e veriut, dhe për këtë shkak qysh para shume viteve është armatosur në nivel të lartë me armatim mjaft të avancuar dhe mjaft të sofistikuara”, ka theksuar ai.

Në fund, Tërnava ka përmendur edhe emrat e shteteve të tjera të cilat rrezikohen nga një luftë e mundshme.

“Kjo pjesë e Ballkanit perëndimor është në situatë tepër të rëndë nga rreziku i një lufte të mundshme mes shteteve që ende nuk janë anëtare të BE, e ato janë: Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëroja dhe Kosova. Situata e tanishme e brishtë që ekziston në këto rrethana, mund edhe të zgjerohet në këto pjesë të Ballkanit, e kur dihet se Serbia të vetmen përkrahje dhe mbështetje të fortë e ka nga Rusia, kështu që mundet lehtë të vjen deri te zgjerimi i luftës edhe në Ballkan”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?

Published

on

900-mije-euro-i-moren-pa-shkuar-ne-pune,-kush-jane-personat-qe-i-gjeti-auditori?

Zëvendësauditori i përgjithshëm, Bezad Halilaj, ka folur për 199 punonjësit që janë paguar 900 mijë euro pa shkuar as edhe një ditë të vetme në punë.

Halilja tha se ata janë nga ministritë që kanë të bëjnë me zyrtarët e mbrojtjes civile.

“Kjo është një prej gjetjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve njerëzore. Për vitin 2021, kjo është si rezultat I marrëveshjes së Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me zyrtarë të mbrojtjes civile, janë gjithsej 199 zyrtarë, që në fakt janë paguar por nuk kanë vijuar punën, kjo është konstatuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në bazë të dëshmive dhe testimeve që i ka bërë”, ka thënë Halilaj në Edicionin Special.

Sipas tij, përgjegjësit e kësaj çështjeje nuk kanë dhënë ndonjë arsye të veçantë se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Advertisement

“Përgjigja e tyre ka qenë ajo që e kanë konfirmuar edhe auditorët, që nuk kanë ndonjë arsye të veçantë dhe nuk kanë shpjegim”, ka shtuar ai.

Halilaj tha se të gjeturat kryesore të auditorit shtrihen në disa fusha, por më kryesoret kanë të bëjnë me procesin e prokurorimit publik, me menaxhimin e shpenzimeve, me të hyrat, me menaxhimin e burimeve njerëzore e të tjera.

“Nëse flasim për të gjeturat që kanë të bëjnë me prokurimin, disa prej tyre, më kryesoret, që janë gjetur në shumë institucione, mund të jetë mospërzgjedhja e duhur e operatorëve ekonomikë, mandej menaxhimi jo i mirë i kontratave dhe përzgjedhja e operatoreve ekonomikë pa kritere”.

Advertisement

Ndërkaq te menaxhimi i burimeve njerëzore, ai theksoi mospërdorimin e procedurave të prokurimit që janë përdorur për angazhim të njerëzve.

The post 900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori? appeared first on Kosova24.

Advertisement
Continue Reading

LAJME

Zafir Berisha: S’është lajm kur Zafa shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut

Published

on

zafir-berisha:-s’eshte-lajm-kur-zafa-shihet-me-arme,-por-me-ndonje-violine-ose-flaut

Zafir Berisha ka komentuar pamjet që u publikuan në rrjete sociale, ku ai shihet me armë në brez, përcjell Periskopi.

Berisha ka thënë se nuk është e çuditshme që “Zafa” të shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut.

“Tash me thënë të drejtën me pa Zafën me armë dhe me bë lajm, është pak çudi. Me bo me m’pa me flautë ose me violinë ndoshta duhet m’u kon lajm. Sido që të jetë, ka njerëz që emrin tim si emër, atraktiv për rrjete sociale, e përdorin. Unë nuk e shoh shumë tragjike këtë”, ka thënë ai.

Ai, me ironi tha se kohëve të fundit është demokratizuar, por tha se ende mban tri armë të legalizuara.

Advertisement

“Ti e di që kohëve të fundit unë jam demokratizu. Unë e vizitoj natyrën, por megjithatë unë kam leje për tri armë. Në mesin e tyre e kam lejen për armën ikonike për mu, të legalizume, d.m.th snajperkën, një armë që s’kam mundur ta mbajë fshehur. Është arma që e kam përdorur në luftë”, ka thënë ai.

The post Zafir Berisha: S’është lajm kur Zafa shihet me armë, por me ndonjë violinë ose flaut appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Halil Matoshi: Avdullah Hoti ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave

Published

on

halil-matoshi:-avdullah-hoti-ka-qene-kryeministri-me-i-mire-i-te-gjitha-koherave

Analisti, Halil Matoshi,ka deklaruar se ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë drejtuesi më i mirë nga të gjithë kryeministrat që ka pasur Kosova.

“Kryministri më i mirë u kanë i të gjitha kohërave, ai u kanë për njerëz normal, jo për njerëz të rrugëve”, tha Matoshi në Kanal 10.

The post Halil Matoshi: Avdullah Hoti ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.