Connect with us

LAJME

Paralajmërimi i frikshëm për Kosovën: Vuçiq po synon në çdo mënyrë këtë gjë në Veri

Published

on

vuciq-kercenoi-kosoven,-i-vjen-kunderpergjigja:-“me-ngadale-se-kane-ndryshuar-koherat”
Advertisement

Aleksandër Vuçiq

Advertisement

Analisti Mehmeti thotë se Vuçiq po synon në çdo mënyrë që ta tensionojë situatën në veri të Kosovës.

Advertisement

Kur tashmë janë bërë tetë ditë që nga vendosja e forcave speciale të policisë në vendkalimet e Jarinjes dhe Bërnjakut, si dhe vendimi i Kosovës për zëvendësimin e targave dhe vendosja e bllokadave nga ana e serbëve lokalë, komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ulje të tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendimi për reciprocitet nuk është kundër serbëve të Kosovës, por vetëm çështje ligjore.

Advertisement

“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ndodhet aty për të demonstruar një forcë, por për t’i mbrojtur pikat kufitare dhe policët tanë kufitarë. Për neve është çështje e sundimit të ligjit, është çështje e zbatimit të vendimit qeveritar është çështje e paqes, sigurisë dhe stabilitetit që nuk e diskriminon asnjë njeri. Nuk është kundër serbëve të Kosovës, nuk ka serb të Kosovës që i janë ankuar qeverisë për Njësinë Speciale. Ata që kanë bllokuar rrugët kanë bllokuar vetën dhe qytetarët serb”, tha Kurti.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar me luftë Kosovën.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, deklaroi Vuçiq.

Advertisement

Faton Mehmeti

FOTO GALERI

E lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti thotë se Vuçiq po synon në çdo mënyrë që ta tensionojë situatën në veri të Kosovës.

“Vuçiqi me të gjitha mënyrat po mundohet që të tensionohet situata, të dal nga kontrolli dhe pastaj krejt fajin t’ia lë Kosovës. Me këtë veprim Vuçiqi mendon të përfitojë edhe nga mbështetja në rënie në Serbi, dhe njëkohësisht të shënojë fitore ndaj Kosovës”, thotë Mehmeti.

Advertisement

Sipas tij, Vuçiq po synon shpërthimin e konfliktit në Veri të Kosovës.

“Qëllimi i tij është provoko dhe tërhiqu, me çka synon që të shpërthej gjendja atje. Natyrisht pala shqiptare e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme, por nëse vjen situate deri aty sa Serbia cenon sovranitetin e vendit edhe të intervenohet, pavarësisht si do të shkojnë gjërat tutje”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Derisa nuk cenohet sovraniteti i vendit duhet shmangur çdo provokim, në të kundërtën nuk duhet heshtur. Serbia dhe Vuçiqi kanë qëllim kryesor ndarjen e Mitrovicës edhe de jure, gjë e cila nuk ka për të ndodhur”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale e ruan shtëpinë e tij

Published

on

kercenohet-albin-kurti,-njesia-speciale-e-ruan-shtepine-e-tij
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime.Burime të KALLXO.com thonë se për shkak të kërcënimit janë forcuar masat e sigurisë për shefin e Qeverisë.

Advertisement

Në mesin e këtyre masave të sigurisë është edhe dërgimi i Njësisë Speciale te shtëpia ku banon kryeministri.

Advertisement

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit dhe në Polici dhe është në pritje të një përgjigjeje.KALLXO.com ka siguruar foto ku shihet prania edhe e Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë te shtëpia e kryeministrit Kurti.

Advertisement

The post Kërcënohet Albin Kurti, Njësia Speciale e ruan shtëpinë e tij appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Tërmet në Kosovë

Published

on

termet-ne-kosove
Advertisement

Minuta më parë, rreth orës 18:59 ka ndodhur një tërmet në Kosovë.

Advertisement

Tërmeti është ndjerë kryesisht në pjesën jugore të Kosovës dhe në Suharekë.

Advertisement

Ende nuk dihet sa është magnituda e këtij tërmeti.

Advertisement

The post Tërmet në Kosovë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Zyrtare: PDK i ka ofruar LDK-së dhe Vetëvendosjes marrëveshje për balotazh në këtë komunë

Published

on

zyrtare:-pdk-i-ka-ofruar-ldk-se-dhe-vetevendosjes-marreveshje-per-balotazh-ne-kete-komune
Advertisement

Partia Demokratike e Kosovës po synon të rikthej pushtetin në komunën e Klinës.

Advertisement

Në këtë drejtim, PDK në këtë komunë tanimë i ka ofruar marrëveshje për bashkëpunim Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Advertisement

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar kryetari i degës së këtij subjekti në Klinë, Sokol Bashota.

Advertisement

“Ne i kemi ofru dy subjekteve politike marrëveshje për bashkëpunim, pra LDK-së dhe VV-së. Ende s’kemi marrë përgjigje, ata i kanë punët e tyre të brendshme deri sa të vendosin për opsionet e tyre. Të shohim.  Siç e dini NISMA është shkri në listën e PDK-së në këto zgjedhje dhe i kemi partnerë edhe më tutje”, ka thënë Bashota.

Advertisement

Nëse krijohet ky koalicion, ish kryetari i Klinës për disa mandate thotë se do të krijoheshin mundësi më së optimale për të rikthyer pushtetin e PDK-së në komunën e Klinës.

Sipas tij, krijimi i partneriteteve në këtë fazë do të ketë ndikim të madh në balotazh.

Qytetarët e Klinës më 14 nëntor do të vendosin mes Zenun Elezajt të AAK-së dhe Esat Racit të PDK-së për kryetar komune.

Advertisement

Kryetari aktual i Klinës ka marrë 43% të votave, ndërsa Raci i PDK-së 27.60%.

The post Zyrtare: PDK i ka ofruar LDK-së dhe Vetëvendosjes marrëveshje për balotazh në këtë komunë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.