Connect with us

LAJME

Nurellari: Qeveria Kurti përsëri sot poshtëroi qytetarët e Shqipërisë duke mos i lejuar të hyjnë në Kosovë

Published

on

nurellari:-qeveria-kurti-perseri-sot-poshteroi-qytetaret-e-shqiperise-duke-mos-i-lejuar-te-hyjne-ne-kosove

Anëtari i Kryesisë PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar sot ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që mos t’i lejoj qytetarët e Shqipërisë të hyjnë në Kosovë pa test PCR pavarësisht nëse i kanë dy doza të vaksinimit

Nurellai tha se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti sot përsëriti skenat e dhimbshme dhe poshtëruese të kthimit në kufi të qytetarëve Republikës së Shqipërisë

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Partia populiste Vetëvendosja dhe lideri i saj karizmatik Kurti e ka ndërtuar karrierën opozitare duke u thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo kur është në pushtet bën krejt të kundërtën përkundrejt bashkëkombasve.

Deklarata e plotë e Adri Nurellarit:

Advertisement

Sot u përsërit skena e dhimbshme dhe poshtëruese e kthimit në kufi të qytetarëve Republikës së Shqipërisë prej autoriteteve të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dje pasdite ka miratuar masat të reja shtrënguese për luftimin e Pandemisë të cilat I ka vënë zbatim menjëherë për pak orë më pas, duke mos iu lënë kohë qytetarëve që të informoheshin, të përshtateshin apo të merrnin masa që do shmangnin këtë situatë fyese të bllokimit në kufi.

Partia populiste Vetëvendosja dhe lideri i saj karizmatik Kurti e ka ndërtuar karrierën opozitare duke u thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo kur është në pushtet bën krejt të kundërtën përkundrejt bashkëkombasve. Me këtë sjellje ndaj shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe pjesës tjetër të kombit, Kurti nxjerr në pah hipokrizinë e tij të thellë e dëshmon se ai patriotizmin e ka përdorur vetëm si instrument elektoral.

Vendet perëndimore të zhvilluara që kanë vendosur këtë rregullt të rreptë për shtetasit e huaj që kalojnë kufinjtë e tyre, numërohen me gishta. Kjo është një kërkesë e tepërt dhe e paarsyeshme pasi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, vaksinën e tretë kanë nisur ta administrojnë në fillim të dhjetorit, pra vetëm para pak javësh. Pra edhe po të donin qytetarët që ta merrnin dozën e tretë, do e kishin të pamundur sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë.

Advertisement

Ky vendim është përseritje e sjelljes së njëjtë shpërfillësie ndaj Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të parë qeverisës të Kurtit dy vjet më parë. Gjatë muajve të parë të pandemisë ai e mbylli plotësisht kufirin me Shqipërinë ndërkohë që e la plotësisht të hapur me Serbinë. Të gjithë e mbajnë mend se si ai e dorëzoi sovranitetin mbi një pjesë të territorit e popullsië në dorën e Beogradit duke lejuar qindëra zyrtarë serbë që të hynin në Kosovë dhe të kujdeseshin për shtetasit kosovarë me kombësi serbe. Ndërsa serbët e Kosovës trajtoheshin në spitalet e Vranjës, Nishit e Beogradit dhe lejoheshin të hynin e dilnin lirshëm nga kufiri i Kosovës, kufiri me Shqipërinë mbetej i bllokuar.

The post Nurellari: Qeveria Kurti përsëri sot poshtëroi qytetarët e Shqipërisë duke mos i lejuar të hyjnë në Kosovë appeared first on Kosova24.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

“Më bullizonte” – Ky është polici që vrau me shtatë plumba kolegun e tij në Tiranë

Published

on

“me-bullizonte”-–-ky-eshte-polici-qe-vrau-me-shtate-plumba-kolegun-e-tij-ne-tirane

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Shqipëri, ku një punonjës i policisë, u vra brenda komisariatit numër 3 në Tiranë, duke u qëlluar 7 herë nga kolegu i tij, pas një sherri të çastit mes tyre.

Sipas mediave……

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Vuçiq i gatshëm të paguaj çmimin e lartë për shkak të “politikës sovrane”

Published

on

vuciq-i-gatshem-te-paguaj-cmimin-e-larte-per-shkak-te-“politikes-sovrane”

Vuçiqit i vjen edhe një falënderim nga Rusia për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj këtij vendi.

Nënkryetari i Dumës Shtetërore të Asamblesë Federale të Rusisë, Aleksandar Babakov, ka deklaruar se presidenti i Serbisë,……

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Vdes Brahim Uka nga fshati Çabër, prindi i fëmiut të mbytur në lumin Ibër vite më parë

Published

on

vdes-brahim-uka-nga-fshati-caber,-prindi-i-femiut-te-mbytur-ne-lumin-iber-vite-me-pare

Ka vdekur Brahim Uka nga fshati Çabër, lokalitet i banuar me shqiptarë në Komunën e Zubin Potokut.

I ndjeri ishte i shtrirë në spital, dhe vuante nga një sëmundje.

Vite më parë të ndjerit Brahim Uka iu kishte mbytur një fëmijë……

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.