Connect with us

LAJME

Ministri Peci për rritjen e çmimeve: Po e bëjmë maksimumin që të rrisim subvencionet

Published

on

ministri-peci-per-rritjen-e-cmimeve:-po-e-bejme-maksimumin-qe-te-rrisim-subvencionet

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se sigurimi i i ushqimit është një temë që po e preokupon tërë globin, madje edhe liderët e superfuqive botërore, prandaj edhe ne, si Kosovë, nuk kemi si mos të jemi të prekur karshi rritjes së çmimeve në tregun botëror.

Sipas tij, krahas kësaj nevoje janë bërë edhe angazhimet institucionale dhe ato të bizneseve dhe fermerëve, për të zgjeruar kapacitetet për të siguruar bukën.

“Në kuadër të angazhimeve tona, si Ministri edhe si Qeveri, kemi tentuar të japim maksimumin, brenda mundësive dhe kapaciteteve buxhetore, që të rrisim nivelin e subvencioneve”, tha ai.

Ministri Peci foli edhe për shakatarët e krizës globale, si ajo e pandemisë, nga Covid-19, ashtu edhe luftën në Ukrainë pas agresionit rus atje, që ndikuan në shkëputjen e prodhimit, por edhe transportit.

“Kemi rritur përkrahjen në bujqësi, në rritjen e sipërfaqeve, kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mbjelljes së grurit me 474 euro për hektar, apo 216 për qind më shumë se vitin e kaluar, kemi rritur subvencionin për dëmet për disa kultura bujqësore…Kemi një rritje të sipërfaqes me 15 për qind të drithërave të bardha, kjo për shkak të krizës, pas pandemisë e agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.

Ministri Peci foli edhe për parashikimet rreth rendimenteve të grurit që priten këtë vit.

“Fillimisht janë pritur rendimente më të larta, por më vonë disa të reshura kanë ulur këto parashikime. Rendimentet priten të jenë nga 4.000 deri në 4.500 kilogramë, për një hektar”,tha ministri në RTK.

Nevojat e tregut në Kosovë, sipas ministrit Peci, do të përmbushën rreth 73 për qind, kjo edhe sipas vlerësimeve të ekspertëve.

Nevojat e Kosovës janë për rreth 400 mijë ton grurë, kurse Kosova pritet të siguroi mbi 260 mijë ton grurë.

The post Ministri Peci për rritjen e çmimeve: Po e bëjmë maksimumin që të rrisim subvencionet appeared first on Kosova24.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Retorika nxitëse – ekzagjerim apo përgatitje për një zgjidhje?

Published

on

retorika-nxitese-–-ekzagjerim-apo-pergatitje-per-nje-zgjidhje?

“Ekzagjerim”, “fryrje” dhe “pallavra” – kështu i komentojnë disa nga qytetarët shqiptarë e serbë deklaratat e fundit të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me një konflikt të mundshëm mes dy……

Continue Reading

LAJME

Serbia i ankohet Perëndimit me Non Paper: Bindeni Prishtinën para se të jetë vonë

Published

on

serbia-i-ankohet-perendimit-me-non-paper:-bindeni-prishtinen-para-se-te-jete-vone

Disa ditë pas ngjarjeve në veri, Qeveria e Serbisë pa përgatitur një Non Paper ku ankohet për Qeverinë Kurti dhe sjelljet e saj karshi serbëve që jetojnë në Kosovë.

Në dokumentin tre faqësh të siguruar nga Gazeta 10,……

Continue Reading

LAJME

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Published

on

shqiperia-i-del-ne-ndihme-kosoves:-rikthehet-furnizimi-i-rregullt-me-energji-elektrike

Ministria e Ekonomisë sapo ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, ditën kur filloi reduktimi i rrymës nga 2 orë, shkruan Gazeta Metro.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ME’së.

Nga Ministria tregojnë se Shqipëria, saktësisht Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë KEK’ut: “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.”

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.”

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, përfundon njoftimi.

Dje u njoftua se nga sot do të ketë reduktime të rrymës si pasojë e krizës energjitike, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm në gjysmë e parë të ditës.

The post Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike appeared first on Kosova24.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.