Connect with us

LAJME

Lajçak tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën, media serbe thotë se ai po ia mban anën shqiptarëve

Published

on

lajcak-tha-se-serbia-duhet-ta-njohe-kosoven,-media-serbe-thote-se-ai-po-ia-mban-anen-shqiptareve
Advertisement

I dërguari special i BE për dialogun, Mirosllav Lajçak është vendosur hapur në anën e shqiptarëve të Kosovës në bisedime edhe pse ai do duhej të paraqitej neutral, bazuar në mandatin e BE në lidhje me statusin e Kosovës, shkruan……

Advertisement

Advertisement
Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Edi Rama: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe po e kërkoi Kosova

Published

on

edi-rama:-tarifa-ne-rrugen-e-kombit-nuk-do-te-hiqet-edhe-po-e-kerkoi-kosova
Advertisement

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Advertisement

Ai u shpreh se ajo tarifë nuk do të hiqet edhe sikur ta kërkojë qeveria e Kosovës, pasi është një tarifë shërbimi brenda vendit tonë.

Advertisement

Pyetje: Kosova mund të kërkojë heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit, a do ta diskutoni në mbledhjen e qeverive?

Advertisement

Rama: Atë mund ta kërkojnë, por nuk ka për t’u hequr. Ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre. Patriotët që e konsiderojnë këtë hapësirën e një kombi, duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin, qofshin patriotë shqiptarë apo të Kosovës.

Advertisement

The post Edi Rama: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe po e kërkoi Kosova appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Alban Krasniqi thotë se Fatmir Limaj njihej si frikacak gjatë luftës

Published

on

alban-krasniqi-thote-se-fatmir-limaj-njihej-si-frikacak-gjate-luftes
Advertisement

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim dhe e ka cilësuar si “frikacak” kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Advertisement

Krasniqi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7  ka thënë se Limaj nuk doli që të përballej si kandidat për kryetar me kandidatët e tjerë, derisa akuza pati edhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës, shkruan Gazeta Express.

Advertisement

“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai.

Advertisement

“Pse z.Limaj nuk doli përballë nesh dhe të sfidohet si kryetar komune apo ndoshta ky posti si kryetar komune i duket si diçka e parëndësishme apo sikurse me z.Begaj që e ka keqpërdorë tash tenton që ta djegë z.Kastrati sepse e di që zgjedhjet janë të humbura”, ka shtuar tutje Krasniqi. /Gazeta Express/

Advertisement

The post Alban Krasniqi thotë se Fatmir Limaj njihej si frikacak gjatë luftës appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

EULEX: Të gatshëm të asistojmë së bashku me KFOR’in në veri

Published

on

eulex:-te-gatshem-te-asistojme-se-bashku-me-kfor’in-ne-veri
Advertisement

Kreu i Misionit të EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, është shprehur se ky mison së bashku me NATO’n janë gati që të ndihmojnë në situatën e krijuar në veri.

Advertisement

Këto komente Wigemark, i ka bërë pasi është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët kanë biseduar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Advertisement

“Takim shumë i dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Advertisement

Duhet theksuar se, Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj, forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.

Advertisement

The post EULEX: Të gatshëm të asistojmë së bashku me KFOR’in në veri appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.