Connect with us

LAJME

Kush po dëshiron ta ndalë investimin 220 milionësh gjerman në Klinë për interesa të importuesve të çimentos?

Published

on

kush-po-deshiron-ta-ndale-investimin-220-milionesh-gjerman-ne-kline-per-interesa-te-importuesve-te-cimentos?

Një fushatë e egër ka filluar ditëve të fundit për të ndaluar një investim gjerman në vlerë prej rreth 220 milionë eurosh në komunën e Klinës. Gjoja një grup qytetarësh po thërret protesta për çështje ambientale, por siç mëson media jonë, prapa këtij grupi qëndrojnë struktura lobuese të dyshimta, të ndërlidhura me krimin rajonal të çimentos me çmime të fryra, përfshirë Serbinë.

Me një email të nënshkruar nga një person i përveçëm synohet lajthitja e qytetarëve duke thënë se po thirret protestë “për një Klinë të pastër”, por që në thelb ka pengimin e investimit që pritet të punësojë afro 500 qytetarë të Klinës me rrethinë, e tërë kjo pengesë për interesa të përfituesve individualë.

Por cila është e vërteta e këtij investimi gjerman të cilën po e fshehin strukturat e dyshimta?

Bëhet fjalë për ardhjen në Klinë të kompanisë së njohur gjermane Thysenkrupp, me përvojë 160 vjeçare.

Advertisement

Fabrika tashmë i ka marrë të gjitha lejet e operimit nga komuna e Klinës dhe ministritë përkatëse, pas shqyrtimit të të gjitha licencave dhe kërkesave të fushës.

Investitori gjerman me renome botërore ka paraparë ndërtimin e fabrikës e cila respekton 100 % të standardeve evropiane, që do të ketë zero ndikim në ambientin përreth, pa emetim të gazrave, pluhurit dhe me amortizim të zhurmës.

Krahas punësimit të rreth 500 punëtorëve në mënyrë direkte, me mekanizmat përcjellës të veprimtarisë do të mundësojë edhe punësimit indirect të dyfishit të këtij numri.

Advertisement

Sipas të dhënave nga Dogana, Kosova importon rreth 800.000 tonë çimento në vit. Me fillimin e operimit të kompleksit Thysenkrupp në Klinë, do të arrihet të bëhet zëvendësimi thuajse i plotë i këtij importi, një pjesë edhe nga Serbia.

Mos realizimi i këtij projekti është në interesin e drejtpërdrejtë të prodhuesve nga Serbia dhe shtete të tjera që duan t’i ruajnë pozitat monopolizuese.

Qytetarët e Klinës bashkë me autoritetet komunale e kanë mirëpritur këtë projekt, si një nga masat kryesore për të penguar ikjen e madhe të të rinjve të këtij rajoni Kosovar drejt shteteve të Perëndimit.

Advertisement

The post Kush po dëshiron ta ndalë investimin 220 milionësh gjerman në Klinë për interesa të importuesve të çimentos? appeared first on Kosova24.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Në Kosovë kërkohet që të hiqet taksa në produktet menstruale

Published

on

ne-kosove-kerkohet-qe-te-hiqet-taksa-ne-produktet-menstruale

Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), sot ka lansuar fushatën përmes së cilës kërkon heqjen e taksave nga produktet menstruale.

Aktualisht produktet menstruale në Kosovë tatohen për 18% të vlerës së tyre, njësoj siç tatohen edhe……

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Akademiku serb: Unë do bëja presion në Vuçiqin personalisht, ai është i dobët edhe nuk mund të qëndroj

Published

on

akademiku-serb:-une-do-beja-presion-ne-vuciqin-personalisht,-ai-eshte-i-dobet-edhe-nuk-mund-te-qendroj

Akademiku serb Dushan Teodoroviç ka vlerësuar për TV N1 se “Serbia ndodhet në momentin historik ku rruga e vetme për te është përcaktimi për organizatat euro-atlantike. Po të isha në vendin e politikanëve perëndimor që……

Continue Reading

LAJME

E dënuara me 18 vjet burgim që aplikon që 11 vjet për falje presidenciale

Published

on

e-denuara-me-18-vjet-burgim-qe-aplikon-qe-11-vjet-per-falje-presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akoma nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të falur të burgosur.

Nga organizata që monitorojnë situatën në burgje, tregojnë se rreth 30% e të burgosurve e meritojnë të përfitojnë nga kjo e drejtë.

Televizioni Dukagjini sjellë rrëfimin e njërës prej tyre, që pretendon se duhet t’i falen disa vjet nga dënimi 18 vjeçar të cilin është duke e vuajtur.

Arbëria ka 11 vjet e gjysmë që jetën e kalon kryesisht në një nga dhomat e Qendrës Korrektuese të grave në Lipjan.

Advertisement

Ajo u ka dërguar kërkesa për falje të dënimit të gjithë Presidentëve të tjerë të Kosovës.

Në të gjitha rastet kërkesat nuk i janë aprovuar.

Emri i saj i vërtetë nuk është Arbërie. Ky emër është përdorur nga redaksia për t’i mbrojtur asaj identitetin.

Advertisement

“Aplikoj për falje Presidenciale që prej vitit 2011. Në vitet e kaluara kemi pasur të drejtë ta shfrytëzojmë vetëm një herë brenda vitit aplikimin për falje, kurse tash kohëve të fundit, vitin e fundit ne kemi të drejtë me apliku brenda tre muajve. E kam shfrytëzu çdo herë këtë të drejtë”, ka thënë e dënuara me 18 vjet burgim.

Përgjatë viteve, Arbëria që është e dënuar për vrasje në bashkëkryerje, thotë se është dëshmitare se Presidentët kanë falur më shumë burra se gra.

“Definitivisht jam ndjerë e diskriminuar, përderisa ka pasur numër të madh të të burgosurve meshkuj që janë falë prej Presidentëve, ndërsa te femrat pothuajse nuk ka pasur hiç. Po shpresojmë që tash me Presidenten në pozitë, ndoshta, po them ashtu, ndoshta, do të ketë pak konsideratë edhe për gjininë femërore”, shtoi ajo.

Advertisement

E nëse kjo shpresë e Arbëries do të realizohet, Televizionit Dukagjini nuk i kanë treguar nga zyra e Presidencës.

Televizioni prej më shumë se një muaji është në pritje të përgjigjeve nga Presidenca për çështjen e faljeve.

Vjosa Osmani, akoma nuk e ka lëshuar ndonjë dekret të tillë, përkundër që nga monitoruesit theksohet se shumë të burgosur duhet ta gëzojnë të drejtën e faljes presidenciale.

“Kemi dhënë vlerësimet tona se afërsisht një numër diku 30% e personave të privuar nga liria meritojnë të përfitojnë nga Falja e Presidentit”, ka thënë Valentina Demolli nga Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Demolli gjithashtu thekson faktin e numrit të vogël të grave që kanë përfituar nga falja.

Advertisement
Advertisement

“Falja të jetë meritore, të mos jetë një falje simbolike siç ka pasur raste në të kaluarën të falen një ose dy persona që është qesharake. Gjithsesi, dua të ritheksoj edhe tani që në falje të përfshihen edhe një numër më i madh i grave të cilat përfitojnë. Fatkeqësisht numri i grave ose i femrave që përfitojnë nga falja jo vetëm nga Presidentja por edhe nga Presidentët është më i vogël në raport me gjininë mashkullore”, shtoi Demolli.

Me gjithsej, 124 dekrete për falje, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, është ai i cili ka falur më së shumti të burgosur.

Nga Presidentët e tjerë, Jakup Krasniqi kishte falur 103 të burgosur, Presidentja Atifete Jahjaga 21, kurse ish-Presidenti, Hashim Thaçi kishte falur 68 të burgosur.

The post E dënuara me 18 vjet burgim që aplikon që 11 vjet për falje presidenciale appeared first on Kosova24.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.