Connect with us

LAJME

Kosovari dhe gjermani inskenojnë aksidentin për të mashtruar sigurimin

Published

on

kosovari-dhe-gjermani-inskenojne-aksidentin-per-te-mashtruar-sigurimin

Policia e kantonit të Cyrihut ka kapur në vepër, sipas saj, dy mashtrues të dyshuar të sigurimeve: Dy personat janë përfshirë në një përplasje të inskenuar makinash në Birmensdorf.

Që në momentin kur policët kanë regjistruar rastin, të hënën, ata kanë dyshuar se mund të bëhej fjalë për një aksident të rremë, shkruan agjencia e lajmeve, Keystone-SDA.

Dy burrat e përfshirë në “përplasje”, nuk kanë pësuar asnjë lëndim, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar, shtetas gjerman dhe një 50-vjeçar, shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar në polici për sqarime të mëtejshme.

Gjatë marrjes në pyetje është konfirmuar dyshimi, thuhet në deklaratën e Policisë së Kantonit të Cyrihut, të dhënë të premten.

Por cila ishte arsyeja që kishte bërë policinë të dyshonte se aksidenti mund të ishte bërë me inskenim? Autoritetet policore të pyetur nga agjencia e lajmeve në fjalë nuk kanë pranuar të zbulojnë këtë.

Tani, të dy burrat duhet të përgjigjen para prokurorit publik për mashtrimin e sistemit të drejtësisë dhe për tentativë mashtrimi, përcjell albinfo.ch. Dy makinat e dëmtuara janë sekuestruar./GazetaSinjali/

The post Kosovari dhe gjermani inskenojnë aksidentin për të mashtruar sigurimin appeared first on Kosova24.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Retorika nxitëse – ekzagjerim apo përgatitje për një zgjidhje?

Published

on

retorika-nxitese-–-ekzagjerim-apo-pergatitje-per-nje-zgjidhje?

“Ekzagjerim”, “fryrje” dhe “pallavra” – kështu i komentojnë disa nga qytetarët shqiptarë e serbë deklaratat e fundit të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me një konflikt të mundshëm mes dy……

Continue Reading

LAJME

Serbia i ankohet Perëndimit me Non Paper: Bindeni Prishtinën para se të jetë vonë

Published

on

serbia-i-ankohet-perendimit-me-non-paper:-bindeni-prishtinen-para-se-te-jete-vone

Disa ditë pas ngjarjeve në veri, Qeveria e Serbisë pa përgatitur një Non Paper ku ankohet për Qeverinë Kurti dhe sjelljet e saj karshi serbëve që jetojnë në Kosovë.

Në dokumentin tre faqësh të siguruar nga Gazeta 10,……

Continue Reading

LAJME

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Published

on

shqiperia-i-del-ne-ndihme-kosoves:-rikthehet-furnizimi-i-rregullt-me-energji-elektrike

Ministria e Ekonomisë sapo ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, ditën kur filloi reduktimi i rrymës nga 2 orë, shkruan Gazeta Metro.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ME’së.

Nga Ministria tregojnë se Shqipëria, saktësisht Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë KEK’ut: “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.”

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.”

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, përfundon njoftimi.

Dje u njoftua se nga sot do të ketë reduktime të rrymës si pasojë e krizës energjitike, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm në gjysmë e parë të ditës.

The post Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike appeared first on Kosova24.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.