Connect with us

LAJME

Kolegu dhe shoku i ngushtë i Mentor Salihit: S’ishte koha të largohesh shoku im, kishim plane të mëdha

Published

on

kolegu-dhe-shoku-i-ngushte-i-mentor-salihit:-s’ishte-koha-te-largohesh-shoku-im,-kishim-plane-te-medha

Genc Krasniqi, miku i ngushtë i mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi që ka ndërruar jetë dje, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidentimi i autoambulancës më 30 qershor në Gjakovë, është shprehur i pikëlluar për lajmin e trishtë që ka marrë.

Ai, në rrjete sociale ka shkruar se Salihin, do ta kujtojë me mërzi e zbrazëti brenda.

Krasniqi, i cili është vetë mjek, ka thënë se nuk ishte koha që Salihi të largohej dhe ka treguar se kishin bërë plane së bashku.

Postimi i plotë i tij:

Shok miq dhe dashamir ,shoku im i ngusht Mentor Salihi u largua nga ne pergjithmone, une per aq kohesa do kem jete do  te kujtoj me shume merzi e zbrazti brenda !

Nuk ishte koha e as momenti qe te largohesh shoku im kishim plane te medha bashke ashtu siq edhe filluam por  ja qe Zoti te deshti pran vetes pergjithmone!

Kurr nuk do te harroj shoku im

NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJEN SALIHI ,ALLAHU JU QOFT GAJRETIN

Perhere ne kujtimet e mia shoku im!

The post Kolegu dhe shoku i ngushtë i Mentor Salihit: S’ishte koha të largohesh shoku im, kishim plane të mëdha appeared first on Kosova24.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Published

on

shqiperia-i-del-ne-ndihme-kosoves:-rikthehet-furnizimi-i-rregullt-me-energji-elektrike

Ministria e Ekonomisë sapo ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, ditën kur filloi reduktimi i rrymës nga 2 orë, shkruan Gazeta Metro.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ME’së.

Nga Ministria tregojnë se Shqipëria, saktësisht Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë KEK’ut: “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.”

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.”

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, përfundon njoftimi.

Dje u njoftua se nga sot do të ketë reduktime të rrymës si pasojë e krizës energjitike, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm në gjysmë e parë të ditës.

The post Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike appeared first on Kosova24.

Continue Reading

LAJME

​Vuçiq thotë se zbatimi i vendimit për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

​vuciq-thote-se-zbatimi-i-vendimit-per-targa-mund-te-behet-vetem-me-dhune

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri “vetëm me dhunë”.

Duke komentuar masën e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve……

Continue Reading

LAJME

Pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës, ja si përgjigjet Vuçiq

Published

on

pyetet-se-a-eshte-me-e-forte-ushtria-e-serbise-apo-ajo-e-kosoves,-ja-si-pergjigjet-vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thënë se forcat ushtarake të Serbisë me ato të Kosovës as nuk krahasohen.

Ai ka thënë se nuk e nënvlerëson forcën e Kosovës, por thotë se s’janë për……

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.