Connect with us

LAJME

Ja kë pritet që PDK ta kandidojë për kryetare të Podujevës!

Published

on

ja-ke-pritet-qe-pdk-ta-kandidoje-per-kryetare-te-podujeves!

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka zyrtarizuar ende kandidaturën për të udhëhequr me Komunën e Podujevës, në garën e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

Emri më i përmendur brenda PDK-së në Podujevë, është ai i deputetes, Floretë Zejnullahu.Floretë Zejnullahu, me shumë gjasë mund t’i hyjë garës për të udhëhequr me Podujevën.

Gazeta Blic ka provuar që të konfirmojë këtë gjë, por që deputetja e PDK-së, nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Floretë Zejnullahu, është deputete e Kuvendit, në dy mandate radhazi.Ajo është edhe familjare e heroit Hakif Zejnullahu.

Në anën tjetër, të gjitha partitë politike, tashmë i kanë bërë të ditur emrat e personave që do garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit, në Podujevë.Lëvizja Vetëvendososje, do e vazhdojë garën me kryetarin aktual të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës, me ish-deputetin, Ekrem Hyseni.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Podujevë do të garojë me Besnik Tahirin – i cili aktualisht është shef i grupit parlamentar të partisë së Ramush Haradinajt.Ndërsa, Xhemajl Hasani, është kandidat i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Podujevës.

The post Ja kë pritet që PDK ta kandidojë për kryetare të Podujevës! appeared first on Kosova24.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike

Published

on

shqiperia-i-del-ne-ndihme-kosoves:-rikthehet-furnizimi-i-rregullt-me-energji-elektrike

Ministria e Ekonomisë sapo ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, ditën kur filloi reduktimi i rrymës nga 2 orë, shkruan Gazeta Metro.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ME’së.

Nga Ministria tregojnë se Shqipëria, saktësisht Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë i ka dalë në ndihmë KEK’ut: “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.”

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike.”

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, përfundon njoftimi.

Dje u njoftua se nga sot do të ketë reduktime të rrymës si pasojë e krizës energjitike, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm në gjysmë e parë të ditës.

The post Shqipëria i del në ndihmë Kosovës: Rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike appeared first on Kosova24.

Continue Reading

LAJME

​Vuçiq thotë se zbatimi i vendimit për targa mund të bëhet vetëm me dhunë

Published

on

​vuciq-thote-se-zbatimi-i-vendimit-per-targa-mund-te-behet-vetem-me-dhune

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri “vetëm me dhunë”.

Duke komentuar masën e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve……

Continue Reading

LAJME

Pyetet se a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës, ja si përgjigjet Vuçiq

Published

on

pyetet-se-a-eshte-me-e-forte-ushtria-e-serbise-apo-ajo-e-kosoves,-ja-si-pergjigjet-vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, ka thënë se forcat ushtarake të Serbisë me ato të Kosovës as nuk krahasohen.

Ai ka thënë se nuk e nënvlerëson forcën e Kosovës, por thotë se s’janë për……

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.