Connect with us

LAJME

Gjykata Speciale njofton se sot nis gjykimin e parë në Hagë, ndaj Salih Mustafës

Published

on

gjykata-speciale-njofton-se-sot-nis-gjykimin-e-pare-ne-hage,-ndaj-salih-mustafes
Advertisement

Është caktuar që gjykimi i parë në çështjen gjyqësore të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, të nisë të mërkurën më 15 shtator.

Advertisement

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie të Gjykatës Speciale, ku thuhet se gjykimi do të nisë në orën 09:30 në mjediset e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe do të transmetohet me një vonesë prej 45 minutash, shkruan Reporteri.net.

Advertisement

“Aktakuza kundër z. Mustafa u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni përfundimtar u bë publik më 28 shtator 2020. Kundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill 1999. Në ditën e parë, Kryegjykatësja e Trupit Gjykues do të çelë gjykimin, do të kërkojë që të akuzuarit t’i lexohet aktakuza, do ta informojë të akuzuarin për të drejtat dhe obligimet e tij dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar aktakuzën dhe nëse dëshiron t’i qëndrojë deklarimit të tij të mëhershëm. Në këtë çështje i akuzuari është vetëdeklaruar i pafajshëm”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Më tej në njoftim thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të ketë tri orë për deklaratën e vet hapëse. Më pas, mbrojtësja që përfaqëson viktimat pjesëmarrëse do të ketë një orë e gjysmë për deklaratën e saj hapëse.

Advertisement

“Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona dhe procesi i paraqitjes së kërkesave është i hapur. Personat që mund të demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të renditur në një aktakuzë publike të konfirmuar nga DHSK-ja, ende mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces. Këtu përfshihen persona që kanë pësuar dëm drejtpërdrejtë, si dhe persona që kanë lidhje të ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë të vrarë ose të lënduar. Trupi Gjykues ka planifikuar disa seanca për muajt shtator dhe tetor. Gjykatësit kanë bërë të ditur se Prokuroria do të ketë 87 orë për paraqitjen e provave të veta. Prokuroria ka plan të thërrasë 16 dëshmitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë në sallën e gjyqit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe aktakuza ndaj Sali Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit të kaluar dhe versioni përfundimtar u bë publik në fund të shtatorit.

Kundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbirtrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Advertisement

Mustafa është vetëdeklaruar i pafajshëm. /Reporteri.net

The post Gjykata Speciale njofton se sot nis gjykimin e parë në Hagë, ndaj Salih Mustafës appeared first on Kosova24.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Kosova lëshon targat historike

Published

on

kosova-leshon-targat-historike
Advertisement

Është realizuar kërkesa e kahmotshme për lëshimin e targave historike për automjetet me vlerë muzeore në Kosovë.

Advertisement

Tani të gjitha ato automjete mund të pajisen me targa ku në to shkruan “HISTORIK”.

Advertisement

Kështu kanë njoftuar nga grupi “Oldtimer Club Peja”, ku edhe ndanë pamje të targave të para historike të lëshuara nga Qendra e Regjistrimit.

Advertisement

“Pas shume viteve perkushtim dhe dedikim Klubi OCP , aritem ne piken e tabelave Historike te Kosoves per automjetet me vlere Muzeore dhe keto ne foto jan tabelat e para te leshuara nga qendra e Regjistrimit , flm te gjithe aktereve per realizinin dhe mberitjen ne kete pike qe edhe Kosova te ket keto lloj tabelash“, thuhet në njoftimin e tyre.

Advertisement

The post Kosova lëshon targat historike appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Dy autobusë me targa nga Beogradi shihen në Jarinjë, lanë njerëz afër protestave dhe morën tjerë

Published

on

dy-autobuse-me-targa-nga-beogradi-shihen-ne-jarinje,-lane-njerez-afer-protestave-dhe-moren-tjere
Advertisement

Dy autobusë me targa të Beogradit janë parë mbrëmë teksa zbarkojnë mbi 100 protestues në Jarinjë.

Advertisement

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga Jarinja, ku shihen dy autobusë teksa lëshojnë protestuesit.

Advertisement

Në të njëjtët autobusë kanë hipur protestuesit e tjerë që deri atëherë ishin në tendat e vendosura në Jarinjë.

Advertisement

Sipas informacioneve, ndërrimi i protestuesve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës.

Advertisement

Duhet theksuar se është raportuar disa herë se protestuesit po detyrohen të qëndrojnë nëpër tenda për ta pamundësuar qarkullimin.

Madje dje, “Jepi zë” ka raportuar se as mësimi nuk ka nisur në veri, për shkak se mësuesit ishin detyruar të dalin në protestë.

The post Dy autobusë me targa nga Beogradi shihen në Jarinjë, lanë njerëz afër protestave dhe morën tjerë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Published

on

3-mije-e-605-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove
Advertisement

Momentalisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Advertisement

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 159 mijë e 893 të infektimit me COVID-19.

Advertisement

Nga kjo shifër, 2 mijë e 939 kanë ndërruar jetë, ndërkaq 153 mijë e 349 janë shëruar.

Advertisement

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 283 mijë e 840 doza të vaksinës./Gazeta Sinjali/

Advertisement

The post 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19 në Kosovë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.