Edi Rama deklaron se e ka parë hartën me kufijtë e ndryshuar, nuk pranon ta komentojë

Edi Rama deklaron se e ka parë hartën me kufijtë e ndryshuar, nuk pranon ta komentojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në shtetet e Ballkanit të cilën u raportua se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka dërguar në zyrën e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, si propozim për të ardhmen e rajonit të Ballkanit.

Advertisement

“E kam parë dhe e kam biseduar me kryeministrin slloven [Janez Jansha] kohë më parë. E kam parë ketë dokument që ka dalë, por nuk kam asnjë koment për këtë çështje”, ka thënë Rama në Vizion Plus.

Advertisement

Rama tha se nuk ka qenë pro shkëmbimit të territoreve, por ka qenë pro një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement

“Nuk kam qenë pro shkëmbimit të territoreve, por kam qenë pro një marrëveshje historike. E kam parë një marrëveshje historike, por nuk i kam dhënë ndonjëherë mbështetje idesë së shkëmbimit të territoreve”, ka deklaruar ai.

Advertisement

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me Kurtin, kryeministri shqiptar thotë se nuk ka asnjë qëndrim as për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe as për marrëdhëniet midis tyre.

Advertisement

The post Edi Rama deklaron se e ka parë hartën me kufijtë e ndryshuar, nuk pranon ta komentojë appeared first on Kosova24.

Advertisement

LAJME