Connect with us

LAJME

36-vjeçari nga Peja dyshohet se i dha fund jetës për shkak të presionit nga fajdexhitë

Published

on

36-vjecari-nga-peja-dyshohet-se-i-dha-fund-jetes-per-shkak-te-presionit-nga-fajdexhite
Advertisement

Baton Berisha, 36-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës së tij, në fshatin Sferrkë e Thatë të Pejës.

Advertisement

Ai ishte larguar dy ditë më parë nga shtëpia dhe familjarët e tij e raportuan të zhdukur në polici. Dje, rreth orës 13:00, ata e gjetën 36-vjeçarin pa shenja jete në një fushë të këtij fshati, me një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Advertisement

Një burim i afërt me viktimën i ka thënë Sinjalit se arsyeja se pse Batoni ka kryer vetëvrasje është për shkak të presionit që e ka pasur nga fajdexhitë.

Advertisement

Ai thotë se Batoni kishte marrë fillimisht 8 mijë euro borxh nga disa fajdexhi të Deçanit dhe tani borxhi ndaj tyre kishte arritur në 100 mijë euro.

Advertisement

Për këtë, ky sinjalizues thotë se fajdexhitë kanë shkuar te shtëpia e Batonit dhe e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke tentuar që t’i largojnë nga shtëpia dhe t’ua marrin atë në këmbim të borxhit.

Ditën kur fajdexhitë i shkuan 36-vjeçarit në shtëpi, ai thotë se ua kanë prezantuar familjarëve një listë të borxheve, që kanë arritur shumën e 100 mijë eurove.

Kërcënimet ndaj Batonit ishin aq serioze, saqë i afërmi i tij thotë se ai ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në truallin e një dhëndri të tij në fshatin Sferkë e Thatë dhe aty dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Advertisement

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Batoni ishte me prejardhje nga Kamenica e Lugut të Baranit dhe jetonte në Pejë. Ka punuar si agjent i shitjes në ELKOS. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

The post 36-vjeçari nga Peja dyshohet se i dha fund jetës për shkak të presionit nga fajdexhitë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée. Les champs obligatoires sont indiqués avec *

LAJME

Kosova lëshon targat historike

Published

on

kosova-leshon-targat-historike
Advertisement

Është realizuar kërkesa e kahmotshme për lëshimin e targave historike për automjetet me vlerë muzeore në Kosovë.

Advertisement

Tani të gjitha ato automjete mund të pajisen me targa ku në to shkruan “HISTORIK”.

Advertisement

Kështu kanë njoftuar nga grupi “Oldtimer Club Peja”, ku edhe ndanë pamje të targave të para historike të lëshuara nga Qendra e Regjistrimit.

Advertisement

“Pas shume viteve perkushtim dhe dedikim Klubi OCP , aritem ne piken e tabelave Historike te Kosoves per automjetet me vlere Muzeore dhe keto ne foto jan tabelat e para te leshuara nga qendra e Regjistrimit , flm te gjithe aktereve per realizinin dhe mberitjen ne kete pike qe edhe Kosova te ket keto lloj tabelash“, thuhet në njoftimin e tyre.

Advertisement

The post Kosova lëshon targat historike appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

Dy autobusë me targa nga Beogradi shihen në Jarinjë, lanë njerëz afër protestave dhe morën tjerë

Published

on

dy-autobuse-me-targa-nga-beogradi-shihen-ne-jarinje,-lane-njerez-afer-protestave-dhe-moren-tjere
Advertisement

Dy autobusë me targa të Beogradit janë parë mbrëmë teksa zbarkojnë mbi 100 protestues në Jarinjë.

Advertisement

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga Jarinja, ku shihen dy autobusë teksa lëshojnë protestuesit.

Advertisement

Në të njëjtët autobusë kanë hipur protestuesit e tjerë që deri atëherë ishin në tendat e vendosura në Jarinjë.

Advertisement

Sipas informacioneve, ndërrimi i protestuesve ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës.

Advertisement

Duhet theksuar se është raportuar disa herë se protestuesit po detyrohen të qëndrojnë nëpër tenda për ta pamundësuar qarkullimin.

Madje dje, “Jepi zë” ka raportuar se as mësimi nuk ka nisur në veri, për shkak se mësuesit ishin detyruar të dalin në protestë.

The post Dy autobusë me targa nga Beogradi shihen në Jarinjë, lanë njerëz afër protestave dhe morën tjerë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

LAJME

3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Published

on

3-mije-e-605-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove
Advertisement

Momentalisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Advertisement

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 159 mijë e 893 të infektimit me COVID-19.

Advertisement

Nga kjo shifër, 2 mijë e 939 kanë ndërruar jetë, ndërkaq 153 mijë e 349 janë shëruar.

Advertisement

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 283 mijë e 840 doza të vaksinës./Gazeta Sinjali/

Advertisement

The post 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19 në Kosovë appeared first on Kosova24.

Advertisement

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.